Prefekti Mamaj takime me Institucionet në Sarandë: Ja çfarë u diskutua

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takime me institucione në Sarandë, në kuadër të analizave 6 mujore, si dhe diskutimin e problematikave të hasura si pasojë e pandemisë.

Takimi në Parkun e Butrintit konsistoi në analizën 6-mujore dhe diskutimi mbi aktualitetin e sezonit turistik.

Zyra Arsimore Sarandë prezantoi analizën 6 mujore, ku pavarësisht pandemisë viti shkollor 2019-2020 është mbyllur me sukses.
Porti Detar prezantoi analizën 6 mujore, referuar aktivitetit të ulët per shkak të pandemisë.