Punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellesit: Ja oraret e furnizimit me ujë në Delvinë

Shoqëria e Ujësjelles Kanalizimeve, Sha Delvinë njofton të gjithë abonentet se për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellesit, duke filluar nga data 30.07.2020 deri në një njoftim të dytë, oraret e furnizimit me ujë do të jenë:

Paradite nga ora 06.00 deri 08.00
Pasdite nga ora 21.00 deri 22.30

Aktualisht po punohet në burimin e Vrizit, për pastrimin e depos, sistemimin si dhe ndërtimin e stacionit të ri te pompave.

Meqënese punimet që po kryhen në burim janë në funsion të përfundimit sa më shpejt të problemit të furnizimit me ujë të qytetit tonë, kerkojmë mirëkupimin tuaj në përballjen e kësaj situate.