Radhët e gjata në ambasadën shqiptare në Athinë/ MEPJ thirrje qytetarëve: Respektoni oraret e vendosura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

“Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në facebook.

Ndërkohë, ambasada shqiptare në Athinë thotë se shërbimet vazhdojnë edhe pas orës 19:00, duke publikuar foto.

Ora 19:23 dhe Ambasada vijon te ofroje sherbime konsullore prane zyres konsullore, duke ofruar rreth 350 aplikime deri me tani, kryesisht aplikime per pajisje me Pasaporte dhe Karte ID.

Lutemi te keni parasysh qe Ambasada do te filloje te ofroje sherbime pa nderprerje nga ora 08:00 deri ne oren 20:00.

Kerkojme mirekuptimin e qytetereve qe, nga e hena dt. 03.08.2020, te respektojne oraret e caktuara per takim, per te evituar radhe te gjata dhe garantuar shpejtesi dhe cilesi ne sherbim”, shkruan ambasada.

FOTOT/ Mungesë personeli: Rradhë dhe kaos para Ambasadës shqiptare në Athinë