Rama paralajmëron personat me Covid-19, policia aksion derë më derë: Zbatoni rregullat

Kryeministri Edi Rama ka bërë apel për personat e prekur nga koronavirusi që nuk duhet të thyejnë rregullat dhe karantinën.

Ai thotë se policia i di të gjitha rastet e prekura dhe do të vazhdojë kontrollet për të mbikëqyrur zbatimin e rregullave nga ana e tyre.

Rama shkruan se shëndeti është mbi të gjitha teksa ka publikuar video nga aksioni i policisë në terren.

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo.

Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan Rama.