Rama porosi Adrian Gurmës dhe kryebashkiakëve të tjerë: S’ka pushime, takoni njerëzit

Ashtu si e kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me kryebashkiakët.

Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe zhvillohet në kryeministri. Në fokus është fushata zgjedhore 2021.

Kreu i PS-së Edi Rama u ka dhënë kryebashkiakëve duke u hequr pushimet, ndërsa u ka kërkuar që të zbresin në terren dhe të takojnë njerëzit duke respektuar masat anti-COVID.

“Nuk do të ketë pushime! Vijoni punën me takimet me njerëzit! Pavarësisht situatës së pandemisë gjeni mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët në çdo zonë“.

Një ditë më parë, Edi Rama u takua me deputetët sipas qarqeve, ku ndau detyrat dhe dha paralajmërime të qarta se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashki, se nuk i preferon listat e hapura, por deri në fund nuk i dihet dhe së fundmi se mund të mos ketë koalicione parazgjedhore, kërkesa këto të opozitës parlamentare.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet t’u ketë thënë dje Rama deputetëve.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *