Rritja e sigurisë gjatë sezonit turistik, bashkia Sarandë vendos kamera sigure në pikat kryesore të qytetit

Bashkia e Sarandës në mënyrë që të rrisi sigurinë e qytetarëve dhe të pushuesve ka instaluar kamera sigurie në pikat kryesore të qytetit.

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, u shpreh se ky është një investim mjaft i rëndësishëm për qytetin, pasi do të shërbejë për të ulur sa më shumë numrin e problematikave.

Gurma shtoi se ky investim shumë shpejt do të shtrihet dhe në Ksamil.

“Duke marrë parasysh problematikën e sezonit të kaluar në lidhje me sigurinë e territorit, sigurinë për qytetarët por edhe për turistët që vijnë në qytetin e Sarandës, me numrin e shtuar të rezidentëve gjatë sezonit veror që shkojnë deri në 4 fishin e numrit normal të banorëve rezidentë të banorëve të Sarandës.

Bashkia e Sarandës në një nga prioritetet e saj për vitin që sapo lam kishte dhe implementimin e kamerave të sigurisë në të gjitha pikat kryesore të qytetit. Është një invenstim i cili në një mënyrë na ka dhënë rezultate sepse edhe në bashkëpunim me policinë e rendit, ne i kemi dhënë akses të plotë në organet e ruajtes së sigurisë dhe në këtë mënyrë është bërë e mundur që të ulet dhe numri i problematikave sa i përket sigurisë dhe kriminalitetit.

Është një invesim që do të vazhdojmë që ta shtrijmë dhe në pjesën tjetër, sepse për hir të së vërtetës me kamera janë mbulur vetëm pikat kryesore të qytetit, por është një investim që do ta shtrijmë dhe në Ksamil. Besojmë dhe gjykojmë se me këtë investim do të kemi një qasje tjetër përsa i përket sigurisë dhe rendit, si dhe për qytetarët dhe turistët.

Ofrojmë të gjitha shërbimet, por tek turistët duhet tu ofrojmë dhe sigurinë”, u shpreh kryebashkiaku Adrian Gurma gjatë fjalës së tij.  /Sarandanews.com/