“Sa turp, sa turp”, qytetari poston FOTON nga ambasada shqiptare në Athinë: Radhë për një pasaportë, kjo është një sfilitje, është skandal

Një qytetar ka bërë sot një denoncim për situatën e ambasadës shqiptare në Greqi. Në një postim në Facebook, qytetari me emrin Anastasi Eno Caca shkruan se shqiptarët presin në radhë përpara ambasadës, njësoj si 30 vite para ambasadave të huaja.

Ai shkruan se kjo nuk është një rradhë për eksod, kjo është një sfilitje, është një sakrificë për të patur një pasaportë. “Nuk e di nese i keni pare ndonjehere keto pamje te renda, aq me teper ne kohe COVID-i?! SA TURP… SA TURP!”, shkruan qytetari.

REAGIMI I PLOTË

Athine, 31 Korrik 2020. Nje flamur shqiptar ???????? valvitet krenar mbi godinen e kesaj ndertese… teksa kete valvitje e sfumon gjithçka ajo qe i gjen shqiptaret serish ne vitin 2020, aty ne rradhe perpara nje ambasade. KUJDES! Nuk eshte nje ambasade e huaj kjo si 30 vjet me pare. Atehere kur pushtohej Ambasada Gjermane dhe me pas te tjera si ajo. Kjo nuk eshte nje rradhe per eksod… kjo eshte nje sfilitje… eshte nje sakrifice per te patur nje pasaporte ????????.

Nderkohe qe keta jane ata njerez qe mallkojne veten sot. Vetem per arsyen pse u ra siraja te kene pune me Shtetin Shqiptar!!! Nje shoqeri civile e degraduar totalisht qe konsumon impulse me ate “ca i tha Rama naltmadhnise” apo “Mylym Murrizit” deri tek “Tik Alimadhi”, nuk sherben per asgje. Ata jane aty!!! Dhe ja pra ku arrijme teksa i japim kete lloj imazhi Shqiperise ne Athine. Nderkohe qe fqinji yne Greqia mban mbi 1 mln. e ca shqiptare prej 30 vitesh me rinovime dokumentash çdo vit. E perseris çdo vit…!!! Nderkohe Italia me 800 mije shqiptare. Te njejten. Prenotim. Rinovim. Pagesa cash!!! Nuk e di nese i keni pare ndonjehere keto pamje te renda, aq me teper ne kohe COVID-i?! SA TURP… SA TURP!