Sarandë, arrestohet kosovari me euro false

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Falsifikim monedhash”, shtetasin D. Sh., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.