Sarandë, bashkia mbështet bizneset pas situatës së krijuar nga Covid-19: Ja çfarë u miratua në Këshillin Bashkiak

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, ka vendosur që të jetë përkrah bizneseve pas periudhës së vështirë nga situata e Covid-19.

Propozimet e kryebashkiakut Gurma për lehtësirat fiskale u miratuan sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës.

PROPOZIMET E MIRATURA:

Me propozim te Kryetarit të Bashkisë sot Këshilli Bashkiak miratoi disa ndryshime dhe lehtësira fiskale, në reflektim të situatës Covid-19
Konkretisht u miratuan:

1.Lehtësmi i tarifës së shërbimit për dhomë në hotelerinë e Sarandës dhe Ksamilit, deri në masën 25%.

2. Ulja e taksës së fjetjes në hotelet për Njësinë Administrative Ksamil, në masën 22%

3.Shtyrja e pagesës së detyrimeve për subjekte që kanë vështirësi financiare, për shkak të COVID 19, duke i hapur rrugën nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe mes subjektit dhe Bashkisë, për modalitetet e shlyerjes së këtyre detyrimeve.

4-Përgjysmimi i tarifës së shërbimit për shoqëritë e transportit ndërqytetas

Këto ndryshime do të ofrojjnë lehtësira fiskale dhe mundësi më të mira për biznesin në shlyerjen e detyrimeve ndaj Bashkisë, në afate të ndryshuara me qëllime favorizuese, krahasuar me ato që parashikon Paketa Fiskale e miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

Nga këto lehtësira përfitojnë 75% e bizneseve tona,ndërsa efekti ekonomik i këtyre ndryshimeve, në buxhetin e vitit 2020, është menduar të kompensohet duke forcuar masat për mbledhjen e borxheve të viteve të kaluara.

/Sarandanews.com/

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *