Sarandë, bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vijuar turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me biznesin nga Boboshtica e Korçës e deri në Sarandë.

Denaj thote se bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit ndërsa thekson se po rritet bashkëpunimi për të krijuar lehtësi në të bërit biznes.

“Turi i komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin. Nga Boboshtica e Korçës, në bregdetin e bukur të Sarandës dhe me tej drejt qendrës së Shqipërisë, kemi takuar biznese, që po i rikthehen ritmit të aktivitetit.

Jemi të pranishëm për të siguruar mirëqenie të sipërmarrjes, lehtësi në të bërit biznes dhe për të forcuar bashkëpunimin me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, u shpreh Denaj.

???? Turi i komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin????Nga Boboshtica e Korçës, në bregdetin e bukur të Sarandës dhe me…

Posted by Anila Denaj on Sunday, July 12, 2020