Sërish dhunë në sfidën Delvina-Tomorri, tifozë hedhin gurë në drejtim të arbitrave dhe lojtarëve

Delvina është mposhtur sot me rezultatin 0-2 në fushën e saj kundër Tomorrit.

Ky duel është shoqëruar mes polemikave, ku pati shumë momente tensioni.

Klubi Delvinës ka akuzuar FSHF-në duke shkruar se “avazi arbitrave të FSHF të cilët tallen me djersën e çunave dhe akordojnē penallti amatore.

Kështu nuk vazhdohet më, pasi kjo sjellje solli përsëri tension te tifozët që filluan përsëri me gura por për fat të mirë kësaj here nuk u lëndua njeri.

Loja u ndërpre 30 minuta, por rifilloi përseri, tani nuk ka më vlerë por me këta arbitra nuk vazhdohet më”, thuhet në deklaratën e Delvinës. /Sarandanews.com/