Sezoni turistik/ Ksamil, OSHEE investime për furnizimin me energji të 4500 abonentëve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE ) përfundoi remontin në rrjetin elektrik 20 kV që furnizon zonën e Ksamilit në Sarandë.

Me synim rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike dhe në mbështetje të sezonit turistik bregdetar në jug të vendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëri të mundur remontin në rrjetin elektrik në një prej zonave kryesore turistike të vendit.

Ky proces mirëmbajtje përfshiu edhe kabinat, duke rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike të 4500 abonentëve, numri i të cilëve gjatë sezonit turistik trefishohet.