Takimi në Sarandë, Gurma: Diskutuam për prezantimin e ligjit të mjeteve lundruese turistike

Ditën e sotme në Sarandë është zhvilluar një takim mes kreut të bashkisë Adrian Gurma, Ministrit të Turizmit Blendi Klosit, Prefektin e Qarkut z.Flamur Mamaj, përfaqësues të AKB, AKM e Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi kryebashkiaku Adrian Gurma, shkruan se fokusi i diskutimit ka qenë lidhur me ligjin për rregjistrimin e mjeteve lundruese, hyrjen në fuqi të ligjit të aktivitetit të turizmit detar, si dhe mirëmanaxhimin e vijës bregdetare.

“Me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi,Prefektin e Qarkut z.Flamur Mamaj, përfaqësues të AKB, AKM e Policisë së Shtetit, bashkëbiseduam me grupet e interesit lidhur me ligjin për rregjistrimin e mjeteve lundruese,hyrjen në fuqi të ligjit të aktivitetit të turizmit detar,si dhe mirëmanaxhimin e vijës bregdetare”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/

Me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi,Prefektin e Qarkut z.Flamur Mamaj,përfaqësues të AKB,AKM e Policisë…

Posted by Adrian Gurma on Friday, July 10, 2020