Transporti qytetas Sarandë-Ksamil-Butrint: Qytetarët respektojnë masat anti-Covid

Pas më shumë se 4 muaj ndërprerje, transporti urban në Sarandë ka nisur punë, duke respektuar të gjitha masat anti-Covid.

Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka publikuar pamjet nga linja urbanit Sarandë-Ksamil-Butrinit.

Sipas dakordësisë mes operatorëve të transportit urban dhe autoriteteve, për të gjithë qytetarët, përdorimi i maskës është i detyrueshëm gjatë gjithë udhëtimit sikurse duhet respektuar distanca fizike përgjatë kohës së qëndrimit në autobus si edhe në hyrje e dalje.

Ky rregull është zbatur në mënyre perfekte nga qytetarët sarandiot, të cilët kanë dhënë një shembull pozitiv.

“Shoqëritë e transportit qytetas???? si dhe qytetarët respektojnë protokollin dhe të gp0jitha masat anti-covid.????????????”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/

Shoqëritë e transportit qytetas???? si dhe qytetarët respektojnë protokollin dhe të gjitha masat anti-covid.????????????

Posted by Adrian Gurma on Tuesday, July 7, 2020