Yuri Kim pritet nga Adrian Gurma: Saranda është më e bukura në jug, ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, gjatë vizitës së saj në Sarandë është pritur nga kryebashkiaku Adrian Gurma.

Gurma ka zbuluar detajet e takimit me ambasadoren Kim, të cilën e njohu me profilin e qytetit dhe të aseteve të tij, të natyrës turistike, arkeologjike, historike e natyrore, të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri.

“Sot kisha kënaqësinë të mikprisja Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjën Yuri Kim, me të cilën patëm një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.

I bëra një panoramë të profilit të qytetit dhe të aseteve të tij, të natyrës turistike, arkeologjike, historike e natyrore, të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri, të Sarandës së 300 ditëve me diell në vit dhe të 300 orëve të tilla në muaj.

Duke u ndalur në situatën jo të zakontë të krijuar nga pandemia, e informova, se ky faktor ka frenuar turizmin, porse jemi shpresëplotë që cdo gjë do të ecë drejt normalitetit, situatën e vështirë ta tejkalojmë dhe turizmi të fillojë, shtuar këtu të gjitha masat e marra, për të qenë më konkurues në tregun e turizmit, duke bërë përmirësimet e nevojshme në infrastrukturë, në rritjen e sigurisë publike dhe të cilësisë në shërbim”, shprehet Gurma.

Në vijim Gurma thekson se Ambasadorja Kim shprehu vlersimin e saj për Sarandën, e cila premtoi se do rikthehet sërish në këtë qytet.

“E mrekulluar me qytetin qysh në ardhjen e saj të parë në Sarandë, Ambasadorja Kim, theksoi se “Kjo është vizita e parë ndër të shumtat në vijim” duke premtuar se do të kthehet shpesh.

Këtë impresion ajo e konfirmoi duke u shprehur, se sa me në jug shkoj, aq më bukuri gjej, duke theksuar që Saranda është më e bukura në jug dhe se qyteti ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, çka besoj se do ta konfirmoj edhe në vizitën në Butrint.

Befasinë e ndjerë në natyrën dhe resurset e Sarandës, Ambasadorja Kim e shprehu edhe në shënimin e lënë në Librin e Impresioneve në Bashki”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/

???????????????????? Sot kisha kënaqësinë të mikprisja Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjën Yuri Kim,me të cilën…

Posted by Adrian Gurma on Tuesday, July 7, 2020