Balla me pushime në Sarandë, nxjerr fotot nga peshkimi dhe një mesazh për ‘peshqit e mëdhenj’

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla po kalon disa ditë pushime në Sarandë.

Por duke qenë se koha ditët e fundit ka qenë e papërshtatshme për plazh, pasi dielli ka munguar, Balla e ka shfrytëzuar duke peshkuar, pasioni i tij.

Balla ka publikuar fotot dhe duket se gjuetia nuk i ka shkuar aspak keq pasi në grep ka rënë një peshk goxha të madh dhe këtë e tregon dhe në postimin e tij.

Me sa duket mesazhi i tij është i qartë për kapjen e peshqve të mëdhenj.