Banorët e lagjes nr 1 Sarandë ankohen për koshat e plehrave: Bashkia të na jap zgjidhje!

Banorët e lagjes nr 1 në Sarandë janë ankuar për vendosjen e koshave nga ana e bashkisë.

Ata i kanë bërë apel bashkisë që të mos i vendosin koshat pranë shtëpive të tyre.

“Jemi dy pleq. E kemi shtëpinë në katin e parë. Na i vendosin plehrat në kokë të krevateve. Nuk është e drejtë. I kam bërë letër kryetarit të bashkisë dhe i them se sipas ligjit nuk lejohen që nën ballkone nuk lejohet të vendosen koshat e mëdha të plehrave. Eshtë një padrejtësi që i bëhet lagjes tonë”, shprehet një e moshuar.

“Është një padrejtësi që na bëhet. Kryetari të marrë masat dhe të jap zgjidhje”, thekson një tjetër banore e lagjes nr 1.