DETAJET/ Vdes fëmija 13 vjeç në Sarandë, ishte me një grup shokësh në Borsh. Dërgohet pa shenja jete në spital

SARANDË- Një 13-vjeçar ka humbur jetën sot në Sarandë në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ai është dërguar pa shenja jetë në spital.

Deri tani mësohet se viktima është i mituri me iniciale D. M, 13 vjec, banor i Delvinës, ka shkuar i vdekur në spitalin e Sarandës.

Po ashtu deri tani bëhet me dije se ai ka qenë me një grup fëmijësh në Borsh, prej nga është sjellë i vdekur.

Policia është duke hetuar ngjarjen, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet që i morën jetën 13-vjeçarit.