Dezinfektimi në shkollat e Delvinës, Qilimi: Gati për nisjen e vitit të ri shkollor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ka nisur dezinfektimi në shkollat, e Bashkisë së Delvinës.

Kryebashkiakja Majlinda Qilimi shkruan se “Të gjithë punonjësit e Njësisë së Shërbimeve Publike, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, janë angazhuar tërësisht për bërjen gati të të gjitha mjediseve shkollore.

Situata e pandemisë kushtëzon ❗mes të tjerash marrjen e një sërë masash mbrojtëse për krijimin e një mjedisi të sigurt shëndetësor”, shkruan Qilimi.

Në vijim Qilimi shton se “Krahas pastrimit e lyerjes po kryhet dezinfektimi i të gjitha shkollave e kopshteve.

Bashkia Delvinë ka bashkëpunuar me të gjitha drejtoritë e shkollave për te evidentuar problematikat dhe për të gjetur në kohë zgjidhjen e tyre”, përfundon kryebashkiakja Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/