Drita magjepsëse e Jonit

Bregu i Jonit ofron një mjedis unik në zemër të Europës. Në Shqipërinë e Jugut do të gjeni plazhet qiellore që ju nuk prisni.

Malet me pamje nga deti, natyra e paprekur dhe uji i kristaltë, jo rastësisht në vitet e fundit, për shkak të plazheve të saj, Shqipëria është bërë një nga destinacionet turistike më popullore.

Kyeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga deti Jon, të cilin e cilësoi magjepsës.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë dritë magjepsëse të Jonit, ju uroj një të dielë si kjo”, uroi Rama.

Përgjatë brigjeve të Jonit shtrihen disa plazhe mahnitëse. Ksamili i cilësuar si Rimini shqiptar, Karaburuni i cili orforn një pamje spektakolare, sepse ofron kaq shumë qoshe të fshehura.

Porto Palermo, një gadishull i vogël në të cilin ndodhet kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena, Dhërmiu, një nga plazhet më të njohura dhe më të mbushura me njerëz në bregun shqiptar të Jonit, Borshi, plazhi më i gjatë në brigjet e Jonit, me tre kilometra vijë bregdetare është vendi ideal për ata që duan të pushojnë.

Himara, deti blu dhe i pastër është karakteristika e tij. Palasa e cila ndodhet pas LLogarasë, në jug të Vlorës.

Qeparoi, plazhi me guralecë, që në det ka një shtresë rëre, është një vend relaksues, por gjithashtu i pasur me histori.

Vunoi i cili ndodhet midis brigjeve të Gjipesë dhe Jalit dhe krenohet me një fshat të bukur me shtëpi prej guri.