FOTOT/ Saranda destinacioni i radhës, Andi Bushati dhe Balina Bodinaku rafting në Kakome

Një verë me aventura, kështu duket të ketë qenë ky sezon, për dy emrat e njohur të ekranit shqiptar, Balina Bodinaku dhe Andi Bushati.

Ndërsa na ndan edhe pak kohë nga nisja e sezonit televiziv, ditët e fundit të kësaj vere, çifti po i shijon në maksimum.

Saranda ishte destinacioni i kësaj fundjave, por jo vetëm për plazh.

Ata kanë bërë rafting në një prej gjireve më të bukura të Jonit, në Kakome.