Greqia i vë traun Shqipërisë, dalin datat kur shqiptarët mund të kalojnë kufirin

Për çdokënd që ka menduar të rezervojë pushimet në shtetin helen, biletat turistike duhet t’i shtyni për më vonë.

Rritja e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 ka nxitur autoritetet greke të mos lejojnë hyrjen e shqiptarëve në teritorin e tyre.

Njoftimi vjen nga faqja zyrtare e Ambasadës së Greqisë në Tiranë e cila njofton afatin.

Kalimi drejt Greqisë do të jetë i mbyllur të paktën deri në datën 15 gusht.

Në bazë të një vendimi të qeverisë greke ndalohet hyrja e shtetasve shqiptarë, ndërsa kufiri mbetet i hapur për shtetasit shqiptarë me pasaportë greke