Helikopteri i urgjencës ulje në spitalin e Sarandës, transporton pacientin drejt Tiranës

Helikopteri i ugjencës mjekësore është ulur përsësi në pistën e spitalit të Sarandës.

Mësohet se helikopteri ka transportuar drejt spitalit të Tiranës një burrë nga Himara, mosha e të cilit ende nuk është e ditur.

Personi mësohet se është gjetur në gjendje të rëndë në det pasi ishte i zhytur me maske ne thellësi dhe nga dekompresioni pesoi probleme shëndetesore.

Ngjarja ka ndodhur në Qeparo.