Lëvizja drejt Greqisë, Policia e Shtetit ka një njoftim të rëndësishëm

Policia e Shtetit- Mbi oraret e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë

???? Autoritetet policore greke????, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ???????? nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë????????.

???? Pikat e kalimit???? do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣.

???? Policia e Shtetit???? ???????? fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura ????⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare ???????? që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar ????????.

???? Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi???????? nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ????????, do të karatinohen për 7 ditë.

✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së ???????? dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

???? Policia e Shtetit ???? ???????? apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ????.