Ndahet nga jeta Aneta Rama, nëna e Edi Ramës

Është ndarë nga jeta Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Lajmi është bëri i ditur nga vetë kryeministri me anë të një postimi në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.

E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Edi Rama.