Rama me pushime në Sarandë, ja kush e shoqëron kryeministrin

Kryeministri Edi Rama është duke i kaluar në Jug të vendit këto ditë të nxehta gushti. Kreu i qeverisë është fotografuar në Sarandë.

Në foton e siguruar nga abcnews.al, kreu i qeverisë shihet mjaft i qeshur nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Lindës.

Prej disa ditësh kryeministri ka marrë pushimet, ndërsa ka zgjedhur bregdetin e Jonit.

Rama me pushime në Sarandë, dalin fotot kush e shoqëron