Rrufeja bie në Delvinë dhe djeg kodrën, gjithçka filmohet në kamera

Shkarkimi i një rrufeje në malin e Delvinës ka qenë aq i fortë, sa ka djegur një sipërfaqe të madhe pyjore.

Banorët e zonës që kanë kapur pamjet thanë se si pasojë e rrufesë një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllit mori flakë, por fatmirësisht filloi shiu dhe zjarri u shua.

Si shihet nga fotot, banorët e zonës kanë kapur momentin kur ra rrufeja si dhe pamjet e vendit të djegur.

Zjarri që u ndez nga rrufeja për fatin e mirë u shua nga shiu që ra, pasi në të kundërt mund të ishte shkaktuar një katastrofë mjedisore për zonën.