Shpërthejnë flakët edhe në Gjirokastër, 4 persona kapen si shkaktarët e zjarrit

Një tjetër vatër zjarri është shënuar së fundmi në Gjirokastër.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën malore të fshatit Zhulat.

Teerreni është i vështirë dhe shuarja e flakëve nga zjarrfikësja është bërë pothuajse e pamundur.

Me dhjetëra hektarë janë shkrumbuar, ndërsa mësohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Lidhur me zjarrin, policia ka shoqëruar në komisariat katër persona.