Taulant Balla takim me peshkatarët në Sarandë: Është fakt që pas vitit 2013 Qeveria shqiptare e ka mbështetur fuqizimin e sektorit të peshkimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me peshkatarët e Sarandës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se që nga 2013, qeveria e ka mbështetur fuqizimin e sektorit të peshkimit.

Sipas tij kjo mbështetje nuk u konkretizua vetëm me heqjen e akcizës, taksës së karbonit dhe qarkullimit për naftën që përdoret nga anijet e peshlimit, por ajo u shoqërua edhe me heqjen TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferëve, motorëve të anijeve, në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi. Janë 27 zëra doganore, TVSH e të cilave është bërë 0 për peshkimin.

POSTIMI I PLOTË I TAULANT BALLËS.

Në Sarandë pata mundësinë të takoj, të bisedoj dhe tu bashkohem disa prej peshkatarëve të zonës. Është fakt i pamohueshëm që pas vitit 2013 Qeveria shqiptare e ka mbështetur fuqizimin e sektorit të peshkimit. Kjo mbështetje nuk u konkretizua vetëm me heqjen e akcizës, taksës së karbonit dhe qarkullimit për naftën që përdoret nga anijet e peshkimit, por ajo u shoqërua edhe me heqjen TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferëve, motorëve të anijeve, në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi. Janë 27 zëra doganore, TVSH e të cilave është bërë 0 për peshkimin.

Gjithashtu duhet theksuar edhe mbështetja e dhënë në kuadër të AZHBR, për peshkimin e pelagjikëve të vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje të ndjeshme të açuges së kapur nga anijet shqiptare

Me mbështetjen e projektit IPA të BE, është në përfundim studimi mbi zonat e akuakulturës duke i hapur rrugë investimeve të reja, afatgjata në këtë sektor, i cili në shtatë vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme dhe po barazon prodhimin nga peshkimi në det.

Në peshkimin në liqenet natyrale do të vijojë të përmirësohet infrastruktura e ankorimit të varkave të vogla të peshkimit, nëpërmjet ndërtimit të bankinave të vogla lundruese.

/Sarandanews.com/

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *