U hodh me parashutë, plagoset 39-vjeçari në Palasë, u rrëzua në përrua

Një 39-vjeçar me inicialet L.A., është plagosur pasi është rrëzuar me parashutë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, pasditen e sotme, pranë plazhit të Palasës. Mësohet se 39-vjeçari është hedhur me parashutë nga Llogaraja por diçka ka shkuar keq.

Ai ka përfunduar i rrëzuar me mjetin fluturues në përroin e Palasës, duke mbetur i plagosur. Për pasojë, i riu është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndpdhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi këtë aksident ajror, që mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda.