Alket Hyseni i prerë: Nuk do presim pafundësisht PD-në për listat e hapura

Në tryezën e Këshillit Politik, mazhoranca dhe opozita e bashkuar nuk e kanë gjetur ende marrëveshjen për listat e hapura.

Sipas opozitës së bashkuar, drafti i propozuar nga PS nuk garanton hapjen 100% të listave, ndërsa mazhoranca nuk kërkon që të ketë ndërhyrje nga ODIHR.

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, në një inetrvistë për Report Tv tha se mazhoranca nuk ka ndër mend ta presë pafundësisht opozitën, ndërsa shtoi se modeli i listave është marrë nga vendet e tjera.

“Ne i hapëm pasi një pjesë e madhe e opinionit publik e kërkonte. Ishte një çështje që nuk e menduam në fillim. Tashmë listat janë 100 përqind të hapura. Keni një keqkuptim të madh. Nuk duhet të marrë më shumë vota se partia. Është totalisht e mundur, nëse ka integritet, nëse partia ka marrë një numër votash. Nuk mund të shtiremi.

Në të gjithë botën demokratike, janë partitë që paraqesin emrat. Pasi bëjnë sondazhe të caktuara, mbi kandidatët. Janë persona që janë filtruar nga baza, janë bërë verifikime. Kanë qëlluar që dikush nga kandidatët kanë pasur probleme” – tha Hyseni.

Ndërkohë ai u shpreh se në frontin e opozitës së bashkuar është futur edhe presidenti Meta, duke e bërë situatën në opozitë tripolare, me Metën, Bashën dhe Berishën.

Ata kanë një situatë tripolare dhe nuk ka një vendimmarrës. Kanë një kryetar, Lulzim Bashën, kanë liderin historik, Berishën si dhe Metën.

Ne nuk po dalim me ide që i kemi shpikur ne. Janë formula që aplikohen nga vendet e tjera. Mendoj se do t’i pranojnë.” – tha deputeti Alket Hyseni.”