Arben Çipa: Rafting në lumin e Bistricës në Sarandë, adrenalina e kësaj vere për turistët

Këshilltari Arben Çipa, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë, ka kërkuar që tu jepet më shumë hapsirë  sportit të Rafting që zhvillohet në Bistricë.

Rafting në lumin e Bistricës është një tjetër atraksion turistik që i shtohen Sarandës, që këtë vit ka pasur mjaft vizitorë.

“Për çdo aset turistik që Saranda disponon e quajmë privilegj, pasi shfrytëzohet nga turistët. Është një kompani rafting, në bashkëpunim dhe me kompaninë time, edhe me prezencë të Ministrit të Turizmit është bërë de facto që lumi Bistricë shfrytëzohet për rafting.

Zoti kryetar do kërkonim një pikënisje, ne e kemi përcaktuar se ku mund të jetë dhe 1 herë ne vit prerjen e degëve të cilat nuk të krijojnë akses për të lëvizur”, tha Çipa.

Rafting në lumin e Bistricës këtë sezon turistik ka pasur mjaft vizitorë vendas e të huaj, por dhe shumë personazhë publik, të cilët kanë mbetur të kënaqur nga kjo aventurë. /Sarandanews.com/