DETAJET/ 15 raste me Covid-19 në Gjirokastër, mbyllet fasoneria

Gjirokastra shënon sot numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid 19, ku u konfirmuan nga Ministria Shëndetsisë 15 raste.

Situata më problematike paraqitet në një prej fasonerive në qytet, ku janë evidentuar 9 nga 15 rastet e reja.

6 rastet e tjera janë referime nga mjekët e familjes.

Njësia e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka marrë sot 41 tamponë të tjerë, nga të cilat 30 në fasonerinë në fjalë dhe 10 për kontakte të personave të infektuar.

Përgjigjet dalin nesër. Në këto kushte biznesi fason ka pezulluar përkohësisht aktivitetin deri në normalizimin e situatës. 15 rastet e konfirmuara sot me Covid po qëndrojnë të karantinuar në banesa.

Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.