DETAJET nga vizta e Jahtit-Veljer që vizitoi sot portin detar të Sarandës

Jahti-Veljer gjigant SY A, me gjatësi 118,63 metra dhe gjerësi 24,88 metra viziton për herë të dytë Portin e Sarandës.
Jahti-Veljer SY A me flamur anglez është nisur ditën e djeshme nga Porti i Antibes në Francë dhe ka mbërritur sot në mesditë në orën 14:15 në Portin e Sarandës.
Vizita e jahtit gjigant është vizita e dytë nga kjo kompani dhe më i madhi që ka ankoruar në kalatën e re të Portit të Sarandës.
Ky jaht është i vetmi në llojin e tij, jaht dhe veljerë njëkohësisht, duke e bërë atë unik në botë në madhësinë dhe dizenjon e tij.
Saranda e përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, është e rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit.
Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.