DETAJET/ Një tjetër edukatore në Delvinë e infektuar me Covid-19

Një tjetër edukatore ka rezultuar pozitive me Covid-19 në Delvinë.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve, ku arsimtarët rezultojnë të infektuar në këtë qytet.

Menjëherë ka nisur hetimi epidemilogjik dhe janë izoluar kontaktet e këtyre personave.

Deri tani, janë në karantinë një mësuese dhe dy edukatore, ndërsa e karantinuar vazhdon që të jetë edhe një sanitare kopshti.