FAKSIMILE/ Saranda merr një tjetër investim, tender 385 milionë lekë për një rrugë

Ndërsa po vijojnë punimet për ndërtimin e shëtitore së re, në Sarandë pritet të fillojë një tjetër investim brenda këtij viti.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 385 milionë lekë të reja për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës nr.1, Lëkurës Sarandë Lot 1+2.

Tenderi mbyllet më 13 tetor të këtij viti. Pas shpalljes së kompanisë fituese pritet që të nisin punimet.

Ndërtimi i kësaj rruge lehtëson ndjeshëm trafikun në Sarandë sidomos gjatë sezonit veror kur ka edhe dyndje më të madhe njerëzish drejt bregdetit.