FOTOT/ Sarandë, ambasadorja Yuri Kim iu bashkua aksionit të pastrimit të detit

Sot aktivistët e “Nismës së Luleve” dhe Spiranca Diving Center nxorrëm 110 goma të tjera në Gjirin e Sarandës duke e çuar numrin total në 1010 goma të pastruara.

Sot ekipit ju bashkua dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim.

Ambasadorja në fjalën e saj ndër të tjera u shpreh se:

“…dhe jam vërtetë shumë e kënaqur që ky grup personash të cilët përfaqësojnë shqiptarët e zakonshëm, shqiptarët të cilët bëjnë punë të ndryshme, vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit, konstatuan të njëjtin problem, nuk kanë vendosur thjeshtë të ankohen por vendosën që të ndërmarrin veprime konkrete.

Për këtë e kam fjalën kur them që ka të bëjë me dinjitetin, demokracinë dhe me aktivizmin qytetar…

Së fundi mendoj se kjo është mirë për biznesin, sepse kur ti pastron njerëzit do duan të vijnë në Shqipëri, do duan të kthehen në Sarandë.

Kështu që sa herë pastroni në këtë mënyrë, sa herë qytetarët bashkojnë forcat nuk është thjesht të bësh diçka që është e mirë, por është të jesh i mençur…

Shpresoj që sa më shumë njerëz të angazhohen, shpresoj që të mos e harroni edhe një herë se ju e keni fuqinë, gjithashtu dhe përgjegjësinë, nëse shikoni një problem ndreqeni atë…”