Gjirokastër, Armand Hilaj emërohet drejtor i AKU

Lëvizje në radhët e drejtuesve në Gjirokastër.

Sot është emëruar drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun. Ai është Armand Hilaj, ish-kryetari i Këshillit të Qarkut deri në vitin 2019.

Hila zëvendëson në këtë drejtori Beso Brahimin, i cili mësohet se është larguar për shkak të mbushjes së moshës për pension.

Një vit më parë Armand Hilaj u përfol edhe si një kandidat i mundshëm për kryetar bashkie në Gjirokastër.

Ndërkohë në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak Gjirokastër pas karantinës, ai deklaroi se pagën e tij si këshilltar, deri në fund të vitit 2020 do ta dhuronte në ndihmë të familjeve në nevojë.