Ironia e zv.kryeministrit: Berisha mund të kandidojë në Sarandë, aty e duan të gjithë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar Lulizm Bashën, i cili deklaroi se ish kryeministri Berisha do të kandidojë si deputet në zonën që do të dëshirojë ai.

Ai ka ironizuar punën e komisionit të vlerësimit të kandidatëve që PD ka zgjedhur për verifikimin e të gjithë emrave që duan të kandidojnë nën logon e demokratëve, duke thënë se ‘profesorët’ e këtij komisioni janë sa për sy e faqe për të bërë sa më ‘demokratik’ procesin e përzgjedhjes të personave që do vetë kryedemokrati.

Duke iu referuar deklaratës së Bashës se “Berisha të kandidojë ku të dojë”, Braçe ka përmendur disa nga ngjarjet më të bujshme ndër vite që është i lidhur dhe figura e Sali Berishës, si shpërthimi i Gërdecit, vr a sja e 4 pr otestuesve në bulevard, marrëveshja e detit të 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pasi cenohej territori shqiptar, apo spastrimet në Tropojë, duke thënë se këto janë zonat që do i shkonin ish-kryeministrit Berisha të kandidonte si deputet.

“Ja kaq ishte; vr asë si nuk e vr et dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vr as ësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke v ra rë e v arro sur dhjetëra kundërshtarë!

Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bo mbat metalike që kanë mbetur!

Po edhe në Sarande mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka push ka tuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?”, shkruan Braçe.