Kombëtarja shqiptare triumfon në Minsk, mposht Bjellorusinë me rezultatin 0-2

Shqipëria fiton në Bjellorusi me rezultatin 0- 2. Një ndeshje spektakolare e kombëtares sonë, e cila u konkretizua me 2 gola të shënuar nga Cikalleshi në pjesën e parë, për tu vulosur përfundimisht rezultati në pjesën e dytë nga Bare. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, në këtë mënyrë, kanë fituar pastër 0-2 kundër Bjellorusisë, duke marrë 3 pikëshin më të vështirë të grupit. Në Minsk kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin, duke qëndruar për disa minuta në portën e kundërshtarëve, por për të parë golin e realizuar nga Cikalleshi duhet të vinte minuta e 23. Bomberi shqiptar lëshoi një silur nga jashtë zone, i cili përfundoi në krahun e majtë të portierit.

Në minutat në vijim kombëtarja e uli disi ritmin, me Bjellorusinë e cila mori frerët e lojës në dorë. Por pavarësisht kontrollit të topit do të ishin kuqezinjtë ata që do të gjenin sërish rrugën e rrjetës. Kjo falë Keidi Bares, i cili në minutën e 78 falë një kombinimi me Roshin dhe një devijimi të vogël realizoi golin e qetësisë për Kombëtaren dhe të parin personal me bluzen kuqezi. Në pjesën e mbetur të lojës nuk pati asgjë për të evidentuar, ndërsa në fund kishte shpresë për kuqezinjtë. Me këtë fitore Shqipëria ndan vendin e parë me Kazakistanin, që gjithashtu mposhti 2-0 Lituaninë. Tre ditë më pas, të hënën, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, e cila zhvillohet në Air Albania.