Kryeministri dëgjesë me emigrantët shqiptarë në Athinë: Ndjesë për problemet me ambasadën, me Greqinë kemi marrdhënie pozitive

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një dëgjesë me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Rama iu kërkoi ndjesë emigrantëve për problematikat në Ambasadë, ndërkohë që shtoi se tashmë ambasadore është një vajzë e re të cilën vetë kryeministri e njeh dhe që ka një përvojë jo të vogël për ankesat e qytetarëve.

“Dua ti kërkoj ndjesë të gjithë emigrantëve për faktin që përfaqësia nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka shërbyer me dinjitetin e duhur. Situata ka qenë edhe me e vështirë si pasojë e Covid. Kam besim që gjërat do të ndreqen. Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja nuk kanë dhënë atë që duhet, por kjo është përgjegjësia jonë dhe unë ju kërkoj ndjesë për shërbimin jo dinjitoz. Ndërkohë besoj që gjërat janë më mirë se ç’ishin sepse kemi edhe shërbimet online. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që unë e njoh personalisht. Ka punuar disa vite në agjensinë për komunikimin dhe dialogun në kryeministri. Ka një eksperiencë jo të vogël për trajtimin e ankesave të qytetarëve. I vetmi mesazh që i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë edhe ne të tjerët, por ti ke prioritet qytetarët shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha Rama.

Gjatë takimit kryeministri gjithashtu tha se jemi në një situatë shumë pozitive me Greqinë.

“Më vjen mirë të them që me Greqinë jemi në një situatë shumë pozitive për të rregulluar problematikat që ju i njihni.

Kemi ende për të trajtuar disa çështje. Ju e dini që ende sot është në fuqi me Greqinë një ligj lufte i Greqisë, i cili është një gur themeltar që heq mjegullën nga e cila po përfitojnë lloj-lloj hienash.

Kemi folur me Mitsotakis për çështjen e zgjidhjes për hapësirat reciproke kufitare e detare. Unë mendoj se rruga më e mirë është t’i drejtohemi një pale të tretë apo Gjykatës ndërkombëtare dhe për këtë të dyja palët janë në një mendje. Siç ne jemi të interesuar për cilësinë e jetës së shqiptarëve që jetojnë në Greqi edhe pala tjetër është e interesuar për emigrantët që jetojnë në Shqipëri. Është reciproke, por edhe një obligim moral e shtetëror që edhe shqiptarët në Greqi edhe grekët në Shqipëri të ndihen si në shtëpi. Nuk diskutohet që prirja jonë ka qenë pozitive ndaj minoritetit. Në rastin e tyre ka një ndjeshmëri të dyfishtë. Mendoj se në Athinë kemi partnerët e duhur për zgjedhjet e duhura. Sapo jam ndarë me ministrin e Jashtëm i cili është pozitiv për t’i zgjidhur gjërat në mënyrë pozitive”, tha Rama.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *