Manastirliu jep lajmin e mirë: Nga nesër nis vaksinimi për gripin, ja kategoria e parë përfituese

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mire se vaksina e gripit ka mbërritur në vendin tonë dhe nesër do të nisë vaksinimi i mjekëve.

E ftuar në emisionin “Open” për të diskutuar rreth ecurisë së pandemisë, Manastirliu foli edhe për vaksinën e gripit, ku shtoi se pas mjekëve do të shikohen kategoritë e riskut.

“Vaksina ka ardhur në vendin tonë. Vaksinimi do të fillojë nesër ku fillimisht do të vaksinohen stafi mjekësor. Pastaj do të shikohen kategoritë e riskut. Ndër ato kategori janë të sëmurët kronikë. Pastaj do shikohen me interes mësuesit dhe fëmijet 2 deri në 4 vjeç.

Në vaksinat i kemi porositur që në Korrik këto vaksina. Nesër, datë 30 shtator do të fillojë vaksinimi për gripin”- theksoi Manastirliu.