Nga vizita tek Manastiri i 40 Shenjëtorëve tek informimi mbi sezonin turistik, ambasadoria Yuri Kim viziton sërish Sarandën

Për herë të dytë brenda pak muajsh, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka vizituar sërsh qytetin e Sarandës.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Adrian Gurma, Kim vizitoi Manastirin e  Dyzet Shenjëtorëve, pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.

Përveç vizitës ambasadorja Kim u njoh nga Adrian Gurma dhe për vështirësitë e biznesit gjatë sezonit, si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj, që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.

“Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjēn Yuri Kim,ishim sot në Manastirin e  Dyzet Shenjëtorëve,pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.

Duke shijuar mrekullitë e këtij Monumenti Kulture të kategorisë së parë,diskutuam edhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit jo të zakontë turistik,që po mbyllim.

Duke iu përgjigjur interesimit të Ambasadores,e informova atë mbi vështirësitë e biznesit gjatë sezonit,si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj,që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.

E falenderova zonjën Kim për vizitën e dytë brenda pak kohësh në qytetin tonë,ashtu siç kishte premtuar.

U përshëndetëm përzemërsisht,me premtimin nga ana e saj,që do të vizitojë përsëri Sarandën”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/

🇦🇱🤝🇺🇸 Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjēn Yuri Kim,ishim sot në Manastirin e Dyzet…

Posted by Adrian Gurma on Wednesday, 16 September 2020

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *