Plagosja e përmbaruesit në Sarandë/ “Ik o pabuks, do ikni nga shtëpia ime”, bashkëshortja e autorit tregon sherrin: I binin derës me shkelma, ja ç’ndodhi

Pas ngjarjes se ndodhur ne Sarande, ku permbaruesi privat mbeti i plagosur i goditur me thike, vjen rrefimi i gruas se autorit te akuzuar.

Ajo thote se ka pasur vetem sherr me fjale dhe shtyrje, por jo perdorim thike dhe deklaron se ata si familje jane provikuar keq.

Mengjesin e sotem u raportua se Baftjar Nela u plagos me thikë nga Aleksandër Camandioti teksa kishte shkuar në banesën e këtij të fundit për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie për këtë ndërtesë.

“Ishte ora 07:30, ne flinim gjumë, që binte porta, i binin me shkelma se nuk kemi zile. U çua burri dhe më pas unë. I tha burri; çfarë doni?! “Firmosni këtu se sot do ikni nga shtëpia”, tha përmbaruesi. Ndërkohë burri i tha se; ‘Ne jemi në apel, të premten kemi apeluar. Si mund të dal sot, kur ju nuk më keni njoftuar?!’.

Kaq ishte, nisën të kapeshin me fjalë. Na provokuan. Ai ndërtuesi tha; Pabuksa do ikni nga shtëpia ime”. Burri im i thotë; “Kjo është shtëpia ime, s’më keni borxh e as nuk ju kam”. Ata i thoshin burrit; “ik o pabuks”. Më pas u nevrikosën dhe burri më tha; “ik në dhomë”. Nuk pashe më ça ndodhi”- thote ajo.