Rama drejtuesve të arsimit: Ta bëni natën ditë pa u lodhur! Këto shkolla do punojnë me tre turne

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje online me drejtuesit e institucioneve arsimore lidhur me zbatimin e protokollit strikt në nisje të vitit të ri shkollor.

Rama tha se duhet zbatuar me rigorizitet protokolli i Ministrisë së Arsimit i bërë publik pak ditë më parë për një vit shkollor që do të jetë më i vështirë se të tjetët.

Rama u shpreh se mësimi do të zhvillohet në tre lloje turnesh në varësi të numri të nxënësve në klasa: E dini që 1097 shkolla kanë një turn. 472 kanë dy turne dhe 183 kanë tre.

Për shkollat me numër të madh nxënësish orët do jenë nga 30 minuta ndërsa në klasa duhet zbatuar rregullat dhe nuk do ketë më shumë se 20 nxënës. Disa do bëhen të kombinuara, një javë në shkollë dhe një javë online.

Kreu i qeverisë deklaroi se hyrja e nxënësve në klasa do të bëhet duke ruajtur distancë ndërsa nxënësit do duhet të jenë të pajisur me maska.

“Duke pasur parasysh se çfarë rëndësie ka shëndeti i të gjithëve dhe që marrja e virusit nga fëmijët është më pak e rrezikshme por jo e parrezikshme. Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë dhe duke analizuar edhe numrat edhe fakte jemi të shqetësuar.

Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues të detajuar por përtej asaj që është studiuar dhe duke analizuar me shumë përgjegjësi, suksesi në zbatimin e tij lidhet me shumë-fishimin e energjive që ju dhe gjithë skuadrat tuaja duhet të vinin në dispozicion.

Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jeni në krye të detyrës ju dhe ata me të cilët punoni në çdo ditë për të ndjekur me rigozoritet udhëzuesin nga gërma e parë në atë të fundit. Çështja është për të qenë në lartësinë  një humanizmi të spikatur. Për të qenë shembull dhe burim kuraroje dhe besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor.

Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh por duhet ta mishëroni ju të parët. E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera deri me tre turne. E dini që 1097 shkolla kanë një turn. 497 kanë dy turne dhe 183 kanë tre.

Për shkollat me numër të madh nxënësish orët do jenë nga 30 minuta ndërsa në klasa duhet zbatuar rregullat dhe nuk do ketë më shumë se 20 nxënës. Disa do bëhen të kombinuara, një javë në shkollë dhe një javë online.

Nxënësit që nisën mësim dje do zhvillojnë mësim deri në 11 shtator. Procesi i përsëritjes do të vazhdojë edhe me nisjen e shkollës. Ata që po marrin masat për nisjen e mësimit janë në sfidë për të vazhduar dhe për të mbaruar një vit shkollor që kalendarisht do jetë si të tjerët.

Pas trajnimeve të vazhdueshme dhe pajisjes me bazë materiale të nevojshme do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës që do të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo vetëm formalisht por për t’i inkurajuar dhe për t’iu gjendur pranë në çdo moment. 

Futja e nxënësve në klasë do bëhet me shenja, pasi respektimi i distancës është domosdoshmëri. Duhet të kuptohet drejt dhe thellë që këtu nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult por burra dhe gra, djem dhe vajza në moshën e pjekurisë. Për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate dhe prandaj është e domosdoshme që ky proces të kryhet me përkushtim dhe përpjekje“, u shpreh Rama.