RAPORTI I PLOTË/ Ja cili deputet i PS-së është aktiv dhe pasiv në rrjetet sociale

Partia Socialiste ka ndezur motorrët për fushatën elektorale për vitin 2021, ku synimi do të jetë fitorja e mandatit të tretë.

Për këtë kryeministri Edi Rama ka nisur organizimin e Partisë, nga deputetët tek kryebashkiakët ku i ka kërkuar që të gjenden pranë njerëzve dhe të zgjidhin çdo hall të tyrin.

Në mbledhjen e fundit në Elbasan, një detajë që u diskutua në mbledhje ishte dhe aktivizimi i tyre në rrjetet sociale.

Sarandanews.com ka siguruar raportin e plotë që u është shpërndarë deputetëve, ku u tregohet se sa aktiv kanë qenë në rrjetet sociale.

Raporti ka detaje mjaft interesante, pasi shumë deputet nuk kanë fare rrjete sociale, disa të tjetrë janë shumë pak aktiv, ndërsa një pjesë tjetër ka zbatuar urdhrat për të shpërndarë postimet në rrjetet sociale.

Më poshtë raporti i plotë për të gjithë grupin parlamentar të PS-së. /Sarandanews.com/