Sarandë, policia arreston 2 të rinj me cigare hashash në xhepa

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas F24 vjeç dhe 21 vjeç, me banim në Ksamil.

Arrestimi i tyre është bërë pasi sipas policisë, 2 të rinjtë u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Policia njofton gjithashtu se materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.