Tender i ri për Kardhiq – Delvinë – 30.7 milion lekë për projektin e sinjalistikës, duhet rishikuar plani i 2010-ës

Teksa në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë kanë përfunduar 84% e punimeve fizike, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender për hartimin e projektit të sinjalistikës.

Në dokumentet e tenderit me vlerë 30.7 milion lekë thuhet se aktualisht pranë ARRSH-së është një projekt i hartuar në vitin 2010, por për të rritur sigurinë rrugore dhe përshtatjen e projektit ekzistues me parametrat e rinj të sigurisë, del i nevojshëm rishikimi i tij duke e plotësuar atë me të gjithë elementët e rinj si në sinjalistikën horizontale, vertikale dhe me pajisjet e sigurisë rrugore.

Megjithatë, përveç sinjalistikës, konsulenti do të ketë detryimin për të hartuar edhe studim-projektimin e rrugës lidhëse Shijan –Ura e Gajdarit dhe rehabilitimin e rrugës lidhëse Shijan –Delvinë.

Qëllimi i kësaj pjese të kontratës është vënia në efiçiencë të plotë e të gjithë aksit rrugor Kardhiq –Delvinë dhe lidhja me qytetin e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim shkurtimin e kohës së lëvizjes së trafikut. Ndërkaq, pjesë e kontratës është edhe studim-projektimi për mbrojtjen dhe rivitalizimin e skarpatave për lotet 1-6 të kësaj rruge.

Rruga Kardhiq –Delvinë ka një gjatësi 33 km, ndërsa është kosndieruar si një prej akseve m ëtë rëndëishme për zhvillimin ekonomik dhe turistik. Ndërtimi i këtij aksi shkurton me një orë udhëtimin nga Tirana drejt Sarandës, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në vitin 2021.