VIDEO/ Darkë e bukur me shkëlqim! Statusi i Edi Ramës pas takimit me Mitsotakis

Darkën e ka ofruar kryeministri grek që është edhe pala pritëse, zakonisht kështu duhet të ndodhë.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Greqi si kreu i OSBE-së pati një darkë pune me kryeministrin grek.

Rama nuk sqaron në komentin e tij çfarë u bisedua, por flet me nota optimiste, duke përdor fjalën përzemërsi, darkë e bukur, shkëlqim marrëdhëniesh.

Ashtu qoftë! Në Greqi kemi 1 milion shqiptarë për të drejtat e të cilëve duhet luftuar e ku nduken marrëdhëniet e shkëlqyera.

Greqia është një nga investitorët kryesorë në vend dhe për këtë ka vend shumë raporti i mirë mes vendeve. Jemi fqinj dhe në të mirë e në të keq kemi njëri-tjetrin.

*Nga pala greke në tavolinë ishte Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish-ambasadore në Shqipëri, ministri i Jashtëm Nikos Dentias.

?Athinë – Kryeminstri Edi Rama në një darkë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ?????

Posted by Sarandanews.com on Tuesday, 15 September 2020