Alket Hyseni takime në Konispol dhe Markat: Më 25 prill do jetë një fitore e thellë

Deputeti Alket Hyseni, pas Xarrë ka vijuar takimet me qytetarët në Konispol dhe njësinë administrative Markat.

“Në #Konispol, me Shuaipin dhe Kriston, zhvilluam mbledhjen e Këshillit Socialist të Njësisë.

Në këtë këshill burrat dhe djemtë janë në minorancë sepse numri i anëtareve gra dhe vajza është më i lartë.

Edhe rezultati në 25 prill 2021 do jetë një fitore më e thellë e PS?, si forca politike që sjell emancipim shoqëror, shtet të fortë dhe ekonomi të zhvilluar.”

“Nga mbledhja e Këshillit Socialist të Njësisë Administrative #Markat, ku diskutuam për organizimin e strukturave për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, për proçesin demokratik “Zgjidh deputetin tënd”, për punët e mira që janë bërë, punët që po bëhen dhe projektet për mandatin e tretë të PS? dhe Kryeministrit Edi Rama”, përfundon Hyseni.